Mos vallë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur shqiptare janë bashkë në pushime?

Mos vallë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur shqiptare janë bashkë në pushime?

12:50, 22/07/2020

Prej muajsh mediat kanë aluduar se futbollisti i njohur me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj janë në një lidhje prej mëse 1 viti.

Dyshimet janë krijuar fillimish prej udhëtimeve të shpeshta të këngëtares drejt Londrës, ku jeton futbollisti i njohur, teksa disa muaj më parë Prive.al raportoi se burime të sigurta i kanë konfirmuar se çifti po jeton një romancë të lumtur.

Ky lajm tërhoqi edhe vëmendjen e “The Sun” që i dedikoi një artikull lidhjes së dy shqiptarëve, që kanë aritur ta fshehin prej një kohe të konsiderueshme.

Image

Tashmë, çifti është vendosur sërish në qendër të vëmendjes pasi mediat po raportojnë se kanë nisur pushimet së bashku.

Këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto e video në Instastory pa e specifikuar vendin dhe kaq mjaftoi që rrjeti të aludojë se ata janë bashkë.

Theksojmë se nga dyshja nuk kemi marrë asnjëherë asnjë pohim apo mohim të lajmit dhe mbetemi ende në pritje të reagimit të tyre.

Dhurata prej kohësh nuk ka qenë aktive në tregun muzikor dhe disa muaj më parë u raportua se është tërhequr për një pushim të gjatë, teksa është tejet aktive në rrjetet sociale.

Kurse Xheradini vijon të shkëlqejë te Liverpool.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco