FOTO/ Skënderbeu sqaron se çfarë po ndodh me vendimin e Gjykatës Federale në Zvicër

FOTO/ Skënderbeu sqaron se çfarë po ndodh me vendimin e Gjykatës Federale në Zvicër

12:52, 22/07/2020

Skënderbeu ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp, ku thuhet se vendimi i Gjykatës Federale në Zvicër për dënimin e klubit korçar ende nuk ka ardhur, ndryshe nga sa është përfolur së fundmi.

Klubi korçar bën me dije se ishte parashikuar që vendimi të jepej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të pandemisë është shtyrë dhe ende nuk ka një datë fikse se kur do të jepet.

Gjithashtu Skënderbeu shkruan se në rast se vendimi do të dalë, atëherë ai do të publikohet menjëherë edhe nga klubi, por edhe nga vetë Gjykata Federale e Zvicrës.

Image

Në një deklaratë për shtyp të klubit “Skënderbeu” shkruhet: “Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga Gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të pavërteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco