Tottenham i bën ofertë Romës për Nicolo Zaniolon

Tottenham i bën ofertë Romës për Nicolo Zaniolon

12:30, 22/07/2020

Tottenham i Jose Mourinhos dëshiron të ketë në skuadër Nicolo Zaniolon.

Lajmi i bujshëm raportohet nga “Daily Express”, ku Spursat i kanë bërë propozimin e parë Romës, duke i ofruar rreth 50 milionë euro për kartonin e talentit italian.

Një shifër kjo që është në linjën e asaj çfarë kërkon klubi kryeqytetas për të lënë të lirë Nicolo Zaniolon për shërbimet e të cilit interesohen edhe Interi e Milani.

Roma dhe Tottenham kanë raporte të mira pasi 7 vite më parë verdhekuqtë shitën te Spurs Eric Lamelan për 30 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco