Shërohet nga Koronavirusi edhe një tjetër lojtar i Partizanit

Shërohet nga Koronavirusi edhe një tjetër lojtar i Partizanit

11:24, 22/07/2020

Një tjetër lajm i mirë për Partizanin. Ka qenë vetë klubi i kuq që ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në Facebook shërimin e plotë të një tjetër futbollisti që ishte prekur nga COVID-19.

Pas Dejan Boldor dhe Besnik Feratit, edhe talenti Esat Mala është shëruar pasi edhe testi i dytë që ka kryer ka rezultuar negativ.

Edhe Esat Mala është gati për 2 ndeshjet e fundit sezonale të Partizanit, ndërsa të kuqtë tashmë presin edhe përgjigjet e testeve që do të kryejnë dy lojtarët e tjerë të prekur nga Koronavirusi, Erald Çinari dhe Kristi Kote.

“FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21-vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dalë negativ. Tashmë testimeve të radhës priten t’i nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote”, shkruhet në njoftimin e klubit të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco