Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/ Kukësi bën gjestin e papritur pasi Tirana u shpall kampion

FOTO/ Kukësi bën gjestin e papritur pasi Tirana u shpall kampion

11:07, 20/07/2020

Kukësi rivalizoi me Tiranën këtë sezon për titullin kampion, por verilindorët u dorëzuan në garën për titullin dy javë para mbylljes së sezonit, kjo për shkak të shkëputjes që kishin krijuar bardheblutë dhe humbjes së ekipit të Shehit ndaj Vllaznisë ditën e djeshme.

Megjithatë pavarësisht se nuk ia dolën ta fitojnë titullin, Kukësi nuk mund të mund të mos uronte kundërshtarin.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi i ka uruar bardheblutë për titullin e 25-të në histori të klubit, duke iu uruar gjithashtu suksese në Kupat e Europës.

“Kukësi uron klubin e Tiranës për titullin kampion të 25-të të fituar këtë sezon, që përkon edhe me 100-vjetorin e klubit. Suksese në Kupat e Europës!”, shkruhet në postimin e Kukësit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco