Niko Kovac emërohet trajner i skuadrës së madhe franceze

Niko Kovac emërohet trajner i skuadrës së madhe franceze

10:05, 20/07/2020

Niko Kovac i ka dhënë fund papunësisë, pas shkarkimit nga Bayern Munchen, ku vendin e tij e mori Hansi Flick.

Tekniku kroat është zyrtarizuar si trajneri i ardhshëm i Monacos dhe do të drejtojë ekipin francez nga sezoni tjetër.

Kovac do të marrë vendin e Leonard Jardim te Monaco, me këtë të fundit që kishte zhgënjyer me rezultatet e arritura këtë sezon.

Tekniku kroat ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Monacon, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në të kaluarën, 48-vjeçari ka drejtuar skuadra si Eintraht Frankfurt, Bayern Munchen, por edhe Kombëtaren e Kroacisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco