Presidenti Meta: Urime Tironës, titulli i shton hijeshinë për 100-vjetorin

Presidenti Meta: Urime Tironës, titulli i shton hijeshinë për 100-vjetorin

09:07, 20/07/2020

Tirana u shpall mbrëmjen e djeshme matematikisht kampione e vendit, një titull që rikthehet në klubin bardheblu pas 11 vitesh mungese.

Ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e krijimit të klubit dhe titulli ishte dhurata më e mirë për tifozët, por edhe për klubin.

Urimet për skuadrën kampione të Shqipërisë kanë qenë të shumta, teksa nuk ka munguar një urim edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, publikon pamje nga festa e tifozëve ditën e djeshme, duke i uruar titullin Tiranës.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION  dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu , të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.

Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!

Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:

“O Tiron Tirona,

Ti do të jesh KAMPIONIA””, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco