Shuma që do të përfitojë Tirana prej titullit kampion

Shuma që do të përfitojë Tirana prej titullit kampion

08:52, 20/07/2020

Bardheblutë janë kampionët e Shqipërisë. Presidenti Refik Halili gjithmonë kishte deklaruar se do të bënte të pamundurën që ekipi të fitonte titullin dhe të luante në Champions League.

Tirana kështu shpëton nga makthi i disa sezoneve më parë, me bardheblutë që u kualifikuan dhe luajtën në Europë, por nuk mundën të merrnin paratë e Europës.

Një skenar që Tirana rrezikonte t’i përsëritej, paçka sforcove të mëdha, duke humbur më shumë se 700 mijë euro nga e drejta televizive dhe paratë e UEFA-s.

Tashmë me lirimin e kushteve, veç titullit, situata është në favor të bardhebluve, pasi tani grumbullojnë para pa fund që shkojnë deri në 1 milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco