Eduard Dervishi promovon ‘Kohë ndryshimesh’ në ‘Fair Play’

Eduard Dervishi promovon ‘Kohë ndryshimesh’ në ‘Fair Play’

22:46, 19/07/2020

Në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV është i ftuar Eduard Dervishi, ish-Sekretar i FSHF-së dhe aktualisht zyrtar në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Dervishi ka botuar një libër me titullin “Kohë ndryshimesh”, teksa në lidhje “Skype” ka folur pikërisht për botimin e tij, por edhe për sa i përket kampionatit shqiptar.

“E kam të vështirë të ndjek kampionatin shqiptar për shkak të impenjimeve që kam. Ndjej keqardhje kur Tirana ra nga kategoria. Aq më tepër kur ishte Tirana apo Vllaznia për të rënë. Ka ekipe si Elbasani, Besa apo Tomori që nuk janë pjesë e elitës, por janë kohë ndryshimesh.

Duhet parë se diçka nuk shkon mirë. Megjithatë futbolli do të luhet dhe do të ketë tifozët e tij, si Tirana, Laçi apo ekipe të tjera Pak mund të them për sa i përket nivelit të lojës, pasi nuk i kam ndjekur shumë dhe më mungon informacioni”, tha fillimisht ish-drejtuesi i FSHF-së.

Më pas në lidhje me librin “Kohë ndryshimesh”, Dervishi vijoi:  “Vendosa të shkruaj për një libër që nuk është autobiografi dhe aq më tepër analizë e punës së Federatës që drejtova. Unë punova në një kohë historikë për vendin, në një kohë të vështirë ku ne ishim të rinj dhe kishim ëndrra për të ardhmen.

Dua që të nxjerr nga historia ato vite dhe ata që i vunë shpatullat futbollit, futbollistë, trajnerë apo gjyqtarë. Libri iu drejtohet atyre. Dua që lexuesi të njohë se kush është personi që mbërriti në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Image

E tregoj me personazhe dhe ngjarje që kur unë hyra në futboll dhe mbërrita në krye të FSHF-së. E nis që ka Vlora, kur nisa karrierën time. Më pas me Dinamon, ekipin tim të zemrës. Flas për Dinamon më të shkëlqyer të viteve 70-të dhe idhullit tim, Ilir Pernaskën. Aty flas për Dinamon, ku është tani ajo dhe pse humbi.

Në libër flas për Shkëndijën, për atë brez që e ngjiti atë skuadër në elitën e futbollit shqiptar. Kjo është hyrja e librit dhe më tej vazhdon me pjesën e medias, që nuk mund të lihej jashtë këtij libri.

Njerëzit e sportit e kanë të qartë që media luan një rol të jashtëzakonshëm. Pa median njerëzit nuk do të kishin një pasqyrë të plotë. Jo vetëm që është një respekt për median, por i jep një vërtetësi librit. Media është një kapitull i veçantë në librin tim.

Image

Më pas libri flet për vitet pas 90-ës, pasi njerëzit duhet të njohin historinë. E quaj si obligim që të nxjerr në pah punën që kanë bërë njerëzit e futbollit në ato vite të vështira. E kanë harruar atë që ndeshjet do të luheshin në fushë asnjanëse. Shumë e kanë harruar atë periudhë të vështirë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco