Verdiktet e Kategorisë së Dytë, ngjiten Tomori dhe Vora

Verdiktet e Kategorisë së Dytë, ngjiten Tomori dhe Vora

21:54, 19/07/2020

Sot u mbyll sezoni i rregullt 2019-2020 në Kategorinë e Dytë.

Në Grupin A, Gramshi, Ada, Vllaznia B dhe Mirdita fituan ndeshjet respektive në javën e fundit këtij sezoni.

Sipas verdikteve të këtij sezoni, Vora ngjitet në Kategorinë e Parë për sezonin e ri, kurse Luzi 2008, Partizani B, Sopoti dhe Gramshi do të luajnë në fazën “play-off” për të siguruar një biletën tjetër për në Kategorinë e Parë.

Internacional Tirana zbret në Kategorinë e Tretë, ndërsa Spartaku do të diskutojë mbijetesën.

Në Grupin B, Tomori ngjitet në Kategorinë e Parë. Maliqi, Albpetroli, Butrini dhe Memaliaj do të diskutojnë mundësinë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Selenica dhe Skrapari zbresin në Kategorinë e Tretë, ndërsa  Gramozi do të diskutojë mbijetesën.

Tomori dhe Vora do të luajnë finalen në “Niko Dovana”, për të përcaktuar kampionen e Kategorisë së Dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco