VIDEO/ Manchester United-Chelsea, përcaktohet finalisti i FA Cup

VIDEO/ Manchester United-Chelsea, përcaktohet finalisti i FA Cup

21:17, 19/07/2020

Ishte kthyer në makth për Chelsea-n, skuadër të cilën e kishte mundur tri herë këtë sezon, dy herë në Premier League si dhe në Kupën e Ligës, por Manchester United zhgënjeu përballë londinezëve në gjysmëfinalen e FA Cup, duke u mposhtur me rezultatin 3-1.

Sfidë për t’u harruar nga portieri David De Gea, i pasigurt dhe i vonuar në reagim në çdo gol të shënuar nga Chelsea.

Spanjollit i shpëtoi topi nga duart, ose më saktë nuk mundi ta kontrollonte atë në minutën e 11-të shtesë të pjesë e parë, pas devijimit të Giroud.

Në fakt, ky gol erdhi pas një ndërprerjeje të gjatë të lojës, së rrjedhojë e dëmtimit të rëndë të Eric Baily-t (u përplas me shokun e skuadrës Maguire), që u largua me barelë dhe maskë oksigjeni nga fusha, i zëvendësuar nga Anthony Martial.

Përgjegjësinë më të madhe De Gea e ka në rastin e shënimit të golit të dytë nga Mason Mount, sapo nisi pjesa e dytë.

Ndërsa goditjen përfundimtare “Djajtë e Kuq” e morën në minutën e 74-t, kur Maguire devijoi topin në portën e tij, duke e kapur të papërgatitur De Gean.

Manchester United e shkurtoi diferencën në 3-1 me Bruno Fernandesin, që shndërroi në gol 11-metërshin e shkaktuar në mënyrë naive nga Callum Hudson-Odoi, por ishte shumë pak për të merituar finalen e madhe të FA Cup, që do të jetë një derbi londinez Arsenal-Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco