Tirana kërkon portier në Kosovë, reagon zyrtari i klubit: Ka patur interesim...

Tirana kërkon portier në Kosovë, reagon zyrtari i klubit: Ka patur interesim...

12:19, 16/07/2020
Drejtori sportiv i Prishtinës Granit Begolli pranon se Tirana ka shfaqur interes rreth portierit të skuadrës Visar Bekaj.

Në një prononcim për “Indeksonline”, zyrtari i Prishtinës shtoi se lojtari do të largohet nëse paguhet shuma e kërkuar nga Prishtina.

Bekaj konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Kosovës, ndërsa bëhet me dije se 24-herë kampionët e Shqipërisë i kanë ofruar 75 mijë euro Prishtinës për të blerë Bekajn.

” Po, ka patur interesim nga ana e Tiranës. Nëse dikush paguan çmimin që klubi e kërkon atëherë Visar Bekaj mund të largohet”, u shpreh për “Indeksonline” drejtori sportiv i Prishtinës Begolli.

Kujtojmë që presidenti i Tiranës Refik Halili ndoqi sfidën e Prishtinës me Dritën në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa u raportua se bardheblutë po vëzhgonin se cilin prej lojtarëve të “Plisave” mund të sjellin ambjentin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, veçanërisht portierin Visar Bekaj dhe mbrojtësin Armend Thaqin. Halili shoqërohej nga mbrojtësi i Tiranës Tefik Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco