Partizanit i 'ngrin' merkatoja për një vit, gjobitet dhe me 80 mijë euro

Partizanit i 'ngrin' merkatoja për një vit, gjobitet dhe me 80 mijë euro

09:18, 16/07/2020

Skuadra e Partizanit është gjobitur me 80 mijë euro dhe i është ndaluar që të bëjë merkato ne verë dhe në dimrin e ardhshëm, për shkak se skuadra kroate e Istras fitoi gjyqin në Fifa, që u bë për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit.

Një një prononcim për ”panorama sport”, Gerald Burba, i cili pranon situatën e krijuar së fundmi dhe tregon hapat që do të ndjekin të kuqtë në vijim. Për sekretarin Burba problemi duket serioz, por jo i pazgjidhshëm për të mos cenuar normalitetin e ekipit në sezonin e ri.

“Po, është i vërtetë si lajm dhe jemi vënë në dijeni të kësaj çështjeje. Vendimi është dhënë para dy ditësh. Problemi është serioz, por jo i pazgjidhshëm. Ne si klub po përgatisim dosjen e apelimit në KAS, ku si fillim do të kërkojmë pezullimin e efekteve të vendimit, që do të thotë zhbllokimin e merkatos me të gjitha gjasat në fillim të muajit gusht. Ky gjyq ka kohë që vazhdon. Dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë dhe sigurisht që nuk do të jetë Partizani.

Në vendimin e arsyetuar të FIFAs është shtrembëruar komplet realiteti i fakteve, si për shembull duke pretenduar se Çinari ka qenë lojtar nën kontratë me Istrën dhe Partizani është paraqitur si palë që e ka ‘rrëmbyer’ lojtarin prej tyre.

Kjo është e papranueshme dhe sigurisht e padrejtë, duke ditur që ne kemi paguar një shifër të konsiderueshme për të blerë të drejtat e kartonit të lojtarit nga Vllaznia. Ekzistojnë prova shkresore të mjaftueshme për të vërtetuar që Partizani është pala e vetme në këtë proces që nuk duhet të mbajë asnjë përgjegjësi. Ne do të bëjmë ‘kundërsulmin’ tonë për këtë çështje dhe në fund jemi të sigurt që përgjegjësia dhe drejtësia do të shkojë aty ku duhet”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco