E bën fakt të kryer! ZYRTARE: Milani blen kartonin e këtij futbollisti

E bën fakt të kryer! ZYRTARE: Milani blen kartonin e këtij futbollisti

12:18, 15/07/2020

Milani zyrtarisht ka transferuar Simon Kjaerin nga Sevilla për 3.5 milionë euro.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqezi, ndërsa futbollisti ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me “Rossonerët”.

Lojtari 31-vjeçar u transferua te Milani në janar nga Sevilla në formë huazimi si zëvendësues i Mattia Caldaras që u rikthye te Atalanta. Deri tani në këtë edicion, ai ka luajtur 13 takime për skuadrën italiane në të gjitha garat, duke u bërë kështu partner i Alessio Romagnolit në mbrojtje.

Kjaer u bë huazimi i dytë që transferohet te Milanit, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe me Alexis Saelemaekers në muajin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco