Wesley Sneijder përgatitet për t’iu rikthyer futbollit

Wesley Sneijder përgatitet për t’iu rikthyer futbollit

11:30, 15/07/2020

Wesley Sneijder merr shembull nga Arjen Roben. Një vit pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli, 36-vjeçari holandez është gati të kthehet në fushat e blerta si protagonist.

Konfirmohet vjen nga Jordy Zuidam, trajneri i Utrechtit, qytet që është vendlindja e Sneijder. Ish-futbollisti i disa skuadrave të mëdha (Ajax, Real Madrid, Inter) do të nisë stërvitjen këtë muaj me një ekip amator, DOS Holland Stichtse Boys, ku vëllai i tij, Jeffrey, është pjesë e stafit teknik.

“Wesley dëshiron të humbasë peshën dhe të merret me diçka. Ai shpreson se mund të luajë përsëri. Edhe pse ka qenë jashtë për një sezon, dëshiron të rikthehet dhe të dëfrehet,” deklaroi Zuidam, trajner i Utrechtit.

Nëse Sneijder synon të luajë përsëri në Eredivisie, ai duhet të kapë formën e duhur fizike, pasi është mbipeshë.

“Është e qartë se një Sneijder, nëse arrin formën, është perspektivë shumë interesante për ne. Topi tani është në fushën e tij”, – shtoi trajneri i Utrecht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco