Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Nga gjoba deri tek përjashtimi nga gara, çfarë përcakton Kodi i Etikës për ndeshjet e fiksuara

Nga gjoba deri tek përjashtimi nga gara, çfarë përcakton Kodi i Etikës për ndeshjet e fiksuara

09:39, 15/07/2020

Referuar Kodit të Etikës, dënimet variojnë me gjoba që nisin nga 5 milionë lekë (të vjetër) deri në 20 apo shtuar edhe shifrën e fituar në baste. Sa i përket aktivitetit, parashikohet mospjesëmarrje nga 3 deri në 5 vite.

Neni 24 / Përfshirja në baste, lojëra fati ose aktivitete të ngjashme
3. Me kusht që sjellja përkatëse të mos përbëjë një tjetër shkelje të këtij Kodi, shkelja e këtij neni do të dënohet me një gjobë të përshtatshme prej të paktën 500,000 (pesëqind mijë) lekë (të rinj) dhe një ndalim për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një periudhë minimale prej tri vitesh. Çdo shumë e marrë padrejtësisht do të përfshihet në llogaritjen e gjobës.

Neni 27 / Manipulimi i ndeshjeve ose aktiviteteve të futbollit
Shkelja e këtij neni do të dënohet me një gjobë të përshtatshme prej të paktën 2,000,000 (dy milionë) lekë (të rinj) si dhe me ndalimin e pjesëmarrjes në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një minimum prej pesë vjetësh si dhe një minimum prej dy vjetësh për shkelje të një tjetër natyre. Çdo shumë e marrë padrejtësisht do të merret në konsideratë në llogaritjen e gjobës./ panorama sport
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco