Presidenti i klubit të Benfikës akuzohet për evazion fiskal

Presidenti i klubit të Benfikës akuzohet për evazion fiskal

21:39, 14/07/2020

President i Benfikës që prej vitit 2003, Luis Filipe Vieira është një nga njerëzit më të rëndësishëm te “Shqiponjat” në dy dekadat e fundit. Nën presidencën e tij, klubi ka fituar 7 kampionate, 3 herë Kupën e Portugalisë, 4 herë Superkupën dhe 6 herë Kupën e Ligës. Një rekord i madh për të cilin mund të shtojmë edhe finalet e Europa League në vitet 2013 dhe 2014.

Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për 71 vjeçarin, pasi sipas atyre që raportojnë mediat portugeze, ai është akuzuar së fundmi nga drejtësia portugeze për evazion fiskal. Presidenti i Benfikas raportohet nga mediat portugeze se nuk ka deklaruar 1.8 milion euro.

Luis Filipe Vieira  kishte pasur probleme me sistemin e drejtësisë edhe në vitin 2018.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco