Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Real Madrid u kërkon tifozëve që të mos e festojnë titullin kampion në La Liga

Real Madrid u kërkon tifozëve që të mos e festojnë titullin kampion në La Liga

20:10, 14/07/2020

Përveç ndonjë surprize, Real Madrid me shumë gjasa do të jetë kampion i këtij sezoni në La Liga.

Kur kanë vetëm dy javë për të luajtur, madrilenëve u duhen vetëm dy pikë për të fituar titullin. Një fitore të enjten në mbrëmje kundër Villarreal do t’i kurorëzojë djemtë e Zinedine Zidane, kampionë të La Liga-s. Duhet të themi se mbështetësit e klubit të Realit, tashmë po përgatiten të festojnë titullin kampion pranë statujës së “Cibeles”, vend ku zakonisht mblidhen për të festuar titujt e skuadrës së tyre të zemrës.

Image

Mirëpo përmes një deklarate zyrtare , Real Madrid u kërkoi tifozëve të tyre që të mos e festojnë titullin jashtë, për arsye dukshëm që lidhen me koronavirusin. Klubi i kryesuar nga Florentino Pérez konfirmoi gjithashtu se nuk do të ketë paradë tradicionale në qytet. "Ne duhet të kontribuojmë, siç ka ndodhur deri më tani, me gjithë përgjegjësinë tonë, për të shmangur çdo rrezik të kontaminimit. [...] Një titull i ekipit tonë nuk duhet të na çojë hapa pas në luftën kundër pandemisë ” , ka shkruar klubi në faqen zyrtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco