Barcelona nënshkruan me talentin e Sao Paulo-s

Barcelona nënshkruan me talentin e Sao Paulo-s

19:48, 14/07/2020

Pas Francisco Trincao, Matheus Fernandes dhe Miralem Pjanic, Barcelona ka siguruar shërbimet e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për talentin e Sao Paolo-s, Gustavo Maia.

Katalanasit kanë ushtruar të drejtën e blerjes për sulmuesin 19 vjeçar, duke paguar në arkat e klubit të Sao Paulos 3.5 milionë euro, në një operacion që kapi shifrën e 4.5 milionë eurove në total.

Kjo pasi klubi katalan kishte paguar një milionë euro në janar për të pasur të drejtën e blerjes këtë verë, të cilën sipas njoftimit të vetë klubit brazilian, e ushtroi sot duke kryer pagesën e plotë.

Gustavo Maia ka spikatur në skuadrën e të rinjve të Sao Paulos ku bën pjesë që prej 2018-ës dhe ka shënuar 30 gola në 36 ndeshje, por ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të klubit brazilian.

Megjithatë tani do të transferohet në “Camp Nou” dhe do të ketë mundësinë të debutojë në futbollin profesionist me një nga klubet më të mëdha të planetit dhe përkrah një ylli të futbollit si Lionel Messi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco