Specialisti i futbollit në Syri TV: Tirana me një dorë te titulli, Sormani shfrytëzoi rastin

Specialisti i futbollit në Syri TV: Tirana me një dorë te titulli, Sormani shfrytëzoi rastin

18:44, 14/07/2020

Specialisti i futbollit, Artur Çobani, në emisionin e pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko foli për titullin kampion të Superligës dhe situatën te Partizani.

Titulli – Në fundjavë Tirana arriti rezultatin e duhur, pasi humbja do t’ia ndërlikonte shumë objektivin për titull. Me barazimin në derbi bëri një hap të madh drejt titullit. Partizani nëse do të shënonte me Bardhin golin e dytë, kampionati do të bëhej më i vështirë për Tiranën. Tashmë Tirana është me një dorë te titulli. Kukësi, duke parë rezultatin e Tiranës dhe duke shpresuar që Tirana të gabojë, bëri një ndeshje të mirë dhe mori rezultatin e duhur ndaj Teutës.

Partizani – Lidhur me situatën te Partizani, ndoshta Sormani ishte me fat që shfrytëzoi këtë moment, pasi mendoj se do të largohej pas këtij sezoni të dështuar. Ndonjë mrekulli mund të ndodhë që Partizani të marrë pjesë në Kupat e Europës. Sormanin e ndihmoi fati duke shfrytëzuar rastin të thotë që nuk mund të qëndroj më me këtë situatë COVID-i. Partizani tashmë besoj se do të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco