Klaus Gjasula, mesazh lamtumire klubit gjerman

Klaus Gjasula, mesazh lamtumire klubit gjerman

18:05, 14/07/2020

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, nuk do të jetë më pjesë e klubit gjerman të Paderbornit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, 30-vjeçari nga Tirana ka falenderuar klubin për emocionet e dhuruara në aventurën e tij 2-vjeçare me Paderborn.

Kujtojmë që Gjasula u aktivizua 45 takime dhe gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, me klubin që këtë sezon nuk mundi të siguronte qëndrimin në Bundesligë.

Postimi i Gjasulës

“Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për dy vitet e mrekullueshme. ! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi dhe këtij ekipi! Faleminderit që bëtë histori!

Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë!

Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të thoja lamtumirë ndryshe, por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco