Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Shehi: Me Teutën ndeshje e vështirë, kualifikimi i hapur

Shehi: Me Teutën ndeshje e vështirë, kualifikimi i hapur

17:51, 14/07/2020

Në prag të ndeshjes me Teutën, për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë (takimi i parë është mbyllur në barazim 0-0), trajneri i Kukësit, Ogres Shehi dha një intervistë ku pranoi se ekipi i tij udhëton drejt Durrësit me objektiva të qarta dhe se do të bëjë maksimumin për të dalë në finale, ku shtoi se nuk ka preferenca për kundërshtarin.

Çfarë prisni nga ndeshja me Teutën?

E dimë se çfarë presim, pasi është ndeshje gjysmëfinale. Kemi një informacion, pasi dimë rezultatin e ndeshjes së parë dhe e dimë se për çfarë shkojmë atje. Është një ndeshje e vështirë, kështu që presim të japim atë që kemi dhënë në të gjithë këtë periudhë, maksimumin tonë.

Rezultati 0-0, sa besim ju jep?

Sigurisht Kupa ka një specifikë të veçantë. Është tur me dy takime dhe duke ditur rezultatin e parë, në të dytën je i qartë se çfarë duhet të bësh dhe çfarë duhet të marrësh. Kështu që, është rezultat 0-0, që na jep kënaqësinë që nuk pësuam në fushën tonë, por duhet të bëjmë mirë sepse është e hapur gjithçka.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Sa i përket aspektit fizik, mund të ketë pak lodhje, pasi luajmë në një periudhë jo normale. Ne analizat e të gjitha i bëjmë sikur jemi në kushte normale, por nuk jemi në kushte normale. Sepse të luash çdo tre ditë në këtë situatë, mendoj që të gjithë futbollistët janë heronj. Do mundohem të freskoj skuadrën me shpresën dhe besimin për të arritur maksimumin nesër.

Keni preferencë për kundërshtarin, nëse shkoni në finale?

Jemi të fokusuar vetëm te takimi jonë, pasi objektivi jonë është të shkojmë në finale dhe pak rëndësi ka kush del nga krahu tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco