Mediat zbulojnë trajnerin e ri të Partizanit për sezonin e ardhshëm, priten 4 përforcime!

Mediat zbulojnë trajnerin e ri të Partizanit për sezonin e ardhshëm, priten 4 përforcime!

14:25, 14/07/2020

Me largimin e Adolfo Sormanit Partizani ka vulosur dështimin sezonal, i cili nga mënyra se si ka rrjedhur, është spektakolar. Nga kampioni në fuqi, të kuqtë me shumë gjasa do ta mbyllin kampionatin edhe pa pjesëmarrje në Europë, por në futbollin shqiptar ekzistojnë edhe mrekullitë.

Tri javët e mbetura janë një angari për të mbyllur një sezon të stërzgjatur dhe plot vuajtje, por edhe për të përveshur mëngët për revolucionin që do të përfshijë skuadrën. Revolucioni i kuq do të nisë nga stoli drejtues ku me shumë mundësi në pankinë do të ulet një ekspert i Kategorisë Superiore, Ilir Daja.

Burime të ndryshme pranë “demave” prej kohësh e kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se mes palëve ka një akord në parim, por gjërat pritet të bëhen zyrtare pas përfundimit të sezonit aktual, që deri diku janë të kushtëzuar edhe nga gjyqi që Skënderbeu ka hapur në Gjykatën Federale të Zvicrës. Thuhet kështu, pasi nëse korçarëve u hiqet dënimi, gjasat janë që Daja të mos ndryshojë ambient. Gjithsesi, Partizani i ri është projektuar në “3D”, ku nuk behet fjalë vetëm për kuptimin direkt “3 Dimensional”.

ILIR DAJA- “D”-ja e parë e Partizanit të ri është Daja, trajneri aktual i Skënderbeut, që me gjasa pritet të mbërrijë së bashku me një Ilir tjetër, trajnerin e portierëve Bozhiqi. Trajneri Daja dihet që ka kushtet e tija për të nisur një projekt të ri, çka i bie që drejtuesit e kuq t’ia kenë realizuar. 53-vjeçari ka vërtetuar se dëshiron që të punojë si trajner në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje.

Nëse puna nis me Dajën trajner, i bie që të shikojmë një Partizan me stil të ri loje, duke mos qenë pragmatist sipas traditës, ku rëndësi ka edhe një rezultat minimal. Me Dajën Partizani mund të jetë dominues në lojë dhe më atraktiv dhe i logjikshëm. Daja ka treguar se beson te pikat e referimit të skuadrës, ku te Partizani si i tillë mund të konsiderohet kapiteni Hoxha që nuk ka rinovuar akoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco