Jurgen Klopp e zbulon: Ja edhe sa kohë do të qëndroj tek Liverpooli

Jurgen Klopp e zbulon: Ja edhe sa kohë do të qëndroj tek Liverpooli

09:19, 14/07/2020

Jurgen Klopp ka zbuluar se do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të kontratës në vitin 2024.

Në dhjetor të vitit 2019, tekniku gjerman arriti marrëveshjen e re me klubin, të cilit këtë sezon i siguroi titullin e parë të Premier Leagues pas tri dekadash.

Me Klopp në krye Redsat triumfuan në Champions League dhe Kupën e Botës për Klube.

“Katër vite te Liverpooli”, është përgjigjur Klopp për SËR Sport, kur është pyetur se sa planifikon të qëndrojë në Anfield.

Më tej, ai ka theksuar se do të kthehet në Gjermani dhe ndoshta do të bëjë një pushim para se të marrë drejtimin e një klubi tjetër, apo përfaqësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco