Vrioni shënon dy golat e parë me Juventusin

Vrioni shënon dy golat e parë me Juventusin

23:09, 13/07/2020

Giacomo Vrioni gjen dy golat e tij të parë me fanellën e skuadrës së 23-vjeçarëve të Juventusit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë protagonist në sfidën “play-off” ndaj Carrares teksa i futur në fushë nga stoli në minutën e 64-t, shënoi dy herë në minutat 75 dhe 90.

Pavarësisht dopjetës së Vrionit, bardhezinjtë e vegjël u eliminuan nga faza “play-off” duke mos siguruar dot kalimin në gjysmëfinale, pasi në rast barazimi në të tilla sfida kalon më tej skuadra e renditur më mirë në kampionat.

Këto ishin dy golat e parë për Vrionin i transferuar te Juventusi U-23 në janar të këtij viti.

Ai nuk është pjesë vetëm e skuadrës që luan në Serie C, pasi në dy sfidat e Kupës ndaj Milanit dhe Napolit u grumbullua nga trajneri Maurizio Sarri në skuadrën e parë.

Falë dy golave të Vrionit, Juventus U-23 arriti të rikuperonte disavantazhin e dyfishtë në transfertën ndaj Carrareses duke barazuar 2-2, por pa mundur të vazhdojë ëndrrën për t’u ngjitur në Serie B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco