FOTO/ Interi pa sulmuesin kryesor ndaj Torinos, formacionet zyrtare

FOTO/ Interi pa sulmuesin kryesor ndaj Torinos, formacionet zyrtare

21:25, 13/07/2020

Interi pret në shtëpi Torinon mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A.

Zikaltrit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje, pas rezultateve jo shumë të mira që kanë arritur në ndeshjet e fundit.

Megjithatë nuk do ta lenë aspak të lehtë, duke ditur se Torino vjen me moralin e lartë, pas fitores së marrë ndaj Breshas në ndeshjen e fundit.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme.

Në mungesë të Lukakut për shkak dëmtimi, Conte ka zgjedhur që krah Lautaros në majën e sulmit të vendosë Aleksis Sançez.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco