Presidentin e klubit të Serie A e sulmojnë në mes të ditës për t’i vjedhur orën

Presidentin e klubit të Serie A e sulmojnë në mes të ditës për t’i vjedhur orën

20:06, 13/07/2020

Presidenti i Brescias, Masimo Celino, ka rënë pre e një grabitjeje të dielën pasdite.

Dy kriminelë e sulmuan Celinon para një supermarketi në Padenje, në Brescia, ku së fundmi kishte blerë një shtëpi atje.

Synimi i grabitësve ishte ora që Celino mbante në dorë.  Presidenti i Breshias arriti të shmangë grabitjen, pasi reagoi shpejt kur pa kriminelët që vinin drejt tij.

Por nuk mbeti pa pasoja për Celinon ky veprim, pasi në përpjekje për t’u larguar përplasi fytyrën në derën e makinës që kishte lënë hapur duke dëmtuar hundën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco