Patushi në Syri TV: Tirana s’ka më pengesë për titullin, Sormani i kushtoi shtrenjtë Partizanit

Patushi në Syri TV: Tirana s’ka më pengesë për titullin, Sormani i kushtoi shtrenjtë Partizanit

18:47, 13/07/2020

Në emisionin e pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, ish-futbollisti i Tiranës, Sajmir Patushi, kritikoi ashpër trajnerin e larguar tashmë nga Partizani, Adolfo Sormanin, si dhe deklaroi se bardheblutë nuk kanë më pengesë për titullin.

Derbi – “Pandemia ka bërë të vetën, edhe të gjithë janë të lodhur. Mund të them se ishte 90 minuta ndeshje dhe asgjë më tepër. Pika i vlejti Tiranës, e cila ka filluar të bëjë llogari me stilolaps, jo me laps. Besoj se Tirana ia arriti qëllimit dhe tashmë të dy duart i ka drejt titullit”.

Gara me Kukësin – “Tashmë çdo kundërshtar Tirana e ka shumë të lehtë. Këto tre ndeshje për Tiranën besoj se nuk do të ketë pengesë. Katër pikë në tre ndeshje janë mëse të realizueshme dhe çdo me kundërshtar që ka përpara, nuk besoj se do të ketë ndeshje të dobët. Them që Tirana do t’i marrë 9 pikë në tre ndeshje”.

Sormani – “Unë kam qenë skeptik gjithnjë për atë trajner. Mentaliteti që donte të shfaqte ai është shumë larg kampionatin shqiptar. Ata të huaj që vijnë e ikin nuk përshtaten dot dhe nuk gjejnë dot gjuhë të përbashkët. Sormani duhet të ishte larguar më përpara. Mendoni se çfarë do të ndodhte po të ishte një trajner shqiptar. Them që do të ishte masakruar, pasi Partizani nga kampion arrin te mosmarrja pjesë në Europë. Ky do të jetë hap i gabuar. Duhej të ishte larguar më përpara, pasi ka shkaktuar kosto të madhe financiare. Nuk e meriton Partizani që nga kampion të jetë në këtë situatë.

Ky trajner nuk kishte çfarë të jepte më. Vjen nga Italia dhe të lësh ndeshjen në ditën e derbit, kjo tregon se është një njeri i dobët. E gjithë bota po luan në këtë pandemi, Guardiola, Mourinho apo të tjerë. Ata nuk e braktisën “luftën”. Imagjino kur tërhiqet trajneri, ç’duhet të bëjë lojtari. Ky njeri ishte gabim i Partizanit që kur erdhi, ishte pika e dobët e ekipit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco