Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sormani për median italiane: Situatë e papërshtatshme te Partizani, nuk kishim as maska

Sormani për median italiane: Situatë e papërshtatshme te Partizani, nuk kishim as maska

17:14, 13/07/2020

Klubi i Partizanit njoftoi sot ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me trajnerin italian Adolfo Sormani dhe dy ndihmësit e tij gjithashtu italianë, ndërsa shkak janë bërë përplasjet e tij me drejtuesit para derbit të kryeqytetit me Tiranën.

Ka qenë vetë Sormani që në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb” ka sqaruar se ka pasur pikëpamje të kundërta me drejtuesit e klubit për mënyrën e menaxhimit të situatës pas faktit se dy prej futbollistëve të të kuqve kishin rezultuar pozitivë.

A mund të na thoni shkaqet e divorcit tuaj me Partizanin?

Situata është e thjeshtë, kemi arritur një marrëveshje. Thënë ndryshe ka qenë një ndarje konsensuale dhe jo një shkarkim. Arsyet janë thënë shpejt dhe lidhen me pushimin e ekzistencës së kushteve të sigurisë. Nuk po flas vetëm për sigurinë time dhe bashkëpunëtorëve të mi italianë, por të të gjithë personave të përfshirë në seanca stërvitore dhe ndeshje.

Mund të na thoni çfarë ka ndodhur ditët e fundit?

Ditët e fundit dy futbollistë kishin rezultuar pozitivë ndaj Koronavirusit dhe unë i kërkova klubit që të bënin tamponë të gjithë. Të enjten e 9 korrikut, kur përgjigjet e tamponëve nuk kishin ardhur ende, mua m’u kërkua të drejtoj stërvitjen dhe të përgatis skuadrën për derbin. Refuzova duke u thënë se është një situatë që nuk mund të merret lehtë. Nga ana etike dhe morale nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët u stërvitën gjithsesi, ndërsa më pas dolën përgjigjet e tamponëve, ku edhe tre të tjerë rezultuan pozitivë.

Po juve si u sollët?

Për mua ishte e qartë që situata nuk ishte më e përshtatshme dhe në të tilla raste sporti kalon në plan të dytë. Kur dolën të parët të infektuar, telefonova një virolog në Itali, i cili më këshilloi që të ndaleshim menjëherë. Unë vetë u futa në izolim që më datën 8 korrik, pasi kështu duhej bërë, por askush nuk ma imponoi këtë. Për mua nuk kishte parakushte për stërvitje dhe jo më për ndeshje. Paramendo nuk kishim as maska.

Qëndrimi juaj është dukshëm i ndryshëm nga ai i drejtuesve të klubit…

Për ta ishte normale. Më vonë erdhi edhe vendimi i Federatës për të luajtur ndeshjen pavarësisht gjithçkaje. Për mua nuk ishte ashtu, pasi aspekti sportiv ndonjëherë vjen pas atij etik, duke menduar për të gjithë njerëzit që punojnë për klubin.

Si mbërritët te “divorci”?

Unë u thashë se nuk do të përgatisja ndeshjen dhe se do të zgjidhja të mos dërgoja shumë njerëz në “thertore”. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Prej atij momenti u ulëm me klubin dhe gjetëm një zgjidhje konsensuale. Nuk kam interes të bëj polemika apo luftë me klubin, kështu që zgjodhëm ndarjen miqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco