Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

FOTO/ Vdes futbollisti i njohur, ‘shuhet’ 3 herë fituesi i Champions Leagues

FOTO/ Vdes futbollisti i njohur, ‘shuhet’ 3 herë fituesi i Champions Leagues

15:46, 13/07/2020

Ish-mbrojtësi legjendar i Holandës dhe Ajaxit të Amsterdamit, Wim Suurbier është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Suurbier, i cili fitoi tri herë Championsin me “Harkëtarët” në fillim të viteve ’70, ka qenë i shtruar në spital që në muajin prill për shkak të hemorragjisë cerebrale.

 “Një ish-lojtar i shkëlqyeshëm i Ajaxit nuk është më. Mendimet tona shkojnë tek familja dhe miqtë e tij.

“509 ndeshje për Ajaxin (skuadra e parë) … Pushofsh në paqe, luftëtar trim!”, shkruan klubi i Amsterdamit në Twitter.

Jordi Cruyff, djali i legjendës së ndjerë të futbollit holandez, Johan Cruyff, shkroi: “Një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një mik besnik ndaj babait dhe familjes time. Shpresoj që ju të bashkoheni në parajsë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco