Koronavirusi 'shpërthen' tek ekipi zvicerian, ankth për futbollistin shqiptar

Koronavirusi 'shpërthen' tek ekipi zvicerian, ankth për futbollistin shqiptar

15:04, 13/07/2020

Në klubin zvicerian të Zyrihut i pari që u konfirmua i prekur nga koronavirusi ishte shqiptari Mirlind Kryeziu, por ka dyshime që të ketë qenë ai pacienti “zero” në skuadër. Tek skuadra e Zyrihut pas testeve të fundit kanë dalë të prekur me virusin vdekjeprurës 9 pjesëtarë të ekipit.

Nga 9 pjesëtarët e prekur, 6 janë futbollistë dhe tjetri është presidenti i klubit Ancilo Canepa. Të 9-të personat rezultuan pozitiv me koronavirus pas ndeshjes në kampionat kundër Ksamaksit. Vazhdimi i Super Ligës Zviceriane është vënë seriozisht në dyshim, ndërsa presidenti i Sionit ka kërkuar ndërprerjen e kampionatit.

“Kampionati duhet të mbyllet menjëherë. Shtyrja e ndeshjeve krijon një problem jo të lehtë. Si do ti rikuperojmë ndeshjet? Duke ditur se UEFA kërkon mbylljen e kampionateve deri me 5 gusht dhe Bazel luan në Europa Ligë”, tha presidenti i Sionit./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco