Eduart Prodani: Për mua Sormani e ka mbyllur karrierën te Partizani

Eduart Prodani: Për mua Sormani e ka mbyllur karrierën te Partizani

23:00, 12/07/2020

Mungesa e trajnerit Sormani në stol në një ndeshje kaq të rëndësishme, duket se nuk i ka pëlqyer aspak njërit prej ish-drejtuesve të lartë të klubit të kuq. I futur në studion “Fair Play”, ish-drejtori i përgjithshëm i demave të kuq, Eduard Prodani, është treguar i prerë në gjykimin e tij në lidhje me çështjen e braktisjes së skuadrës nga trajneri italian.

“Më ka çuditur shumë mungesa e trajnerit. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, ka qenë deklarata e klubit për mungesën e tij. Sipas mendimin tim klubi nuk duhet ta thotë në atë mënyrë (që trajneri Sormani mungoi për shkak të fikses nga Covid-19). Për mua a trajner nga shumë pikëpamje e ka mbyllur. Nga shumë pikëpamje une mendoja pozitivisht për të për sa i përket profesionalizmit, dhe mendoja se do të vite koha kur puna e tij do të dilte në pah, por me këtë që bëri, i vuri vulën gjithcckaje”, - u shpreh ish drejtori i të kuqve i cili në të kaluarën njohet edhe si Ish-sekratari i FSHF-së dhe ish drejtor i stadiumit “Qemal STafa”, Eduard Prodani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco