Sormani takim me drejtuesit, zbulohet e ardhmja e trajnerit italian te Partizani

Sormani takim me drejtuesit, zbulohet e ardhmja e trajnerit italian te Partizani

19:39, 12/07/2020

Pas Franko Lerdës, edhe Adolfo Sormani do të largohet nga stoli i Partizanit brenda këtij sezoni. Për shkak të rasteve pozitive me Koronavirus te Partizani, trajneri italian refuzoi ta drejtojë skuadrën në derbi, diçka që la një shije aspak të mirë te drejtuesit e klubit, të cilët duket se kanë vendosur ta largojnë nga drejtimi i skuadrës.

Mësohet se Sormani ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Partizanit, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për një largim nga stoli i skuadrës. Asgjë nuk është zyrtarizuar, por Sormanin nuk pritet ta shohim më në drejtim të Partizanit.

Për 3 ndeshjet e mbetura në kampionat, skuadra do të drejtohet nga Renald Kalari, i cili ishte në stol edhe në derbi, ku Sormani nuk u paraqit. Edhe Demi i cili e kishte mbrojtur shpesh trajnerin italian, duket se tashmë e ka marrë vendimin dhe do ta largojë./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco