Formula Uno/ Çmimi i Madh i Austrisë: Mercedes dominon, fiton Hamilton!

Formula Uno/ Çmimi i Madh i Austrisë: Mercedes dominon, fiton Hamilton!

17:26, 12/07/2020

Mercedesi duket i pandalshëm edhe këtë sezon në Formula 1.

Pas fitores së Valterri Bottas garën e fundit në Austri, në garën e dytë në këtë vend triumfoi shoku i tij i skuadrës Leëis Hamilton.

Piloti britanik nuk lejoi befasi dhe nga xhiro e parë kryesoi garën duke arritur fitoren e parë këtë sezon.

Pas tij u rendit homologu Bottas, i cili arriti të rrëmbente vendin e dytë duke kaluar pilotin e Red Bull, Max Verstappen – i cili e përfundoi garën i treti.

Befasia e kësaj gare mbetet Ferrari, ku dy pilotët e tij, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc e përfunduan garën në pesë xhirot e para pas një përplasje që patën me njëri tjetrin.

Renditja:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco