Erling Haaland ‘kërcënohet’ nga babai pas konfliktit me rojet e sigurisë

Erling Haaland ‘kërcënohet’ nga babai pas konfliktit me rojet e sigurisë

15:36, 12/07/2020

Pushimet në vendlindjen e tij, Norvegji, nuk shkuan ashtu siç duhet për sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland.

Talenti 19 vjeçar u nxor me forcë nga rojet e sigurisë në një klub nate,

Ky incident krijoj shumë polemika në rrjetet sociale, ku tifozët kritikuan veprimin e Haaland.

Mirëpo, babai dhe agjenti i Erling, Alfie Haaland, në përpjekje për të shuar polemikat e ngritura, me një ton humoristik, postoi një mesazh “kërcënues” në Twitter , "Eja Erling, kthehu në punë". Jeta e natës në qytet nuk është për ty, ” e shoqëruar me një fotografi ku shihet babai i futbollistit, duke prerë drunj në pyll (Referuar një fotografie të postuar dje nga sulmuesi, në të cilën ai shihej duke prerë pemët e rrëzuara në lumë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco