‘Dua të luaj në Serie-A’, Kuper i rrëfehet gazetarit italian

‘Dua të luaj në Serie-A’, Kuper i rrëfehet gazetarit italian

14:51, 12/07/2020

Futbollisti i Kukësit Godberg Kuper dëshiron të realizojë dy objektiva madhorë në karrierë të luajë në Serina A  si dhe të përfaqësojë atdheun e tij Ganën.

 

Në një intervistë për gazetarin Davide Amato, futbollisti italo-ganez rrëfen karrierën e tij futbollistike, peripecitë në Zvicër, si dhe dy ëndrrat e tij: aktivizimin në elitën e futbollit italian dhe të përfaqësojë Ganën.

“Janë përvoja që të ndihmojnë të rritesh brenda dhe jashtë fushe, Te Kukësi erdha në janar, është njëri prej klubeve historik të Shqipërisë. Jetoj për golin, dua të arrij sa më shumë të jetë e mundur. Jemi -4 pikë larg Tiranën. Me 3 ndeshjet e mbetura, jam i bindur se mund t’ia arrijmë të shpallemi kampionë”, shprehet fillimisht 22- vjeçari.

 

“Fillimet – Ka lindur në Shën Aleksandërin  e Bergamos në 1997. “Debutova në Itali me Sondrion duke realizuar disa gola”. Pastaj u huazua për dy sezone te Ekselenca. Në Skanzoroshate fitoi kampionatin e komunës së Verdejos. “Më pas shkova në Portugali te klubi i Kondeiksas. Në fillim ishte shumë e vështirë: vetëm dhe larg shtëpisë. Nuk munda të lija menjëherë shenjë”. Në fazën e dytë realizoi 10 gola. “Fituam Kupën Koimbra dhe Superkupën. Aruka e bleu më vonë. “Atje nuk më besuan”.

 

Vazhdimi i karrierës – Pastaj 6 muaj huazim te Espinjo dhe po kaq kohë te Viana do Kostelo, përpara se të ndryshonte sërish destinacion. “Kur erdhi mundësia për të kaluar në Zvicër, pranova”. Ishte klubi i kategorisë së dytë Shafauzen. Trajner ishte Murat Jakin, vëllai ish-futbollistit të njohur të Zvicrës Hakan Jakin. “Ai kishte personalitet të fortë, më ka dhënë shumë këshilla për t’u përmirësuar”. Në bregun e Rinit, Kuper luan rregullisht deri në 18 gusht. “Sapo kisha shënuar kur u dëmtova në ndeshjen e kupës. Ishte fillimi i një kalvari të gjatë vuajtjesh. Nuk e pashë më fushën”.

 

Shqipëria – “Në janar kalova në Shqipëri. Këtu luhet futboll fizik dhe sulmuesi duhet të jetë shumë i aftë. Pastaj erdhën 2 muaj ndërprerje për shkak të koronavirusit. “Rifilluam kampionatin në 3 qershor. Jam nga Bergamo, kam kaluar muaj të vështirë. Ndieja dhimbje për njerëzit e mi të dashur”. 6 gola në kupë dhe kampionat dhe ai luan sërish. “Po luftojmë në të gjitha frontet. Duam të jemi në Europë. Dëshiroj të rritem sa më tepër si futbollist. Nuk ka rëndësi se në cilin kampionat luan. Kam dy objektiva: të luaj në Serinë A dhe të përfaqësoj Ganën”, përfundoi intervistën  e tij Godberg Kuper.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco