Milan hidhet në sulm për Milot Rashicën, kontakton me Altin Lalën

Milan hidhet në sulm për Milot Rashicën, kontakton me Altin Lalën

13:59, 12/07/2020

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen në merkaton e verës. Për sulmuesin kosovar janë interesuar ekipe të shumta evropiane.

Milan është një ndër skuadrat që ka shfaqur interes për shërbimet e 23 vjeçarit. Dhe së fundi sipas atyre që raporton “TuttoSport”, drejtuesit e klubit Lombard kanë kontaktuar me, Altin Lalën, menaxherin e futbollistit kosovar, për ta bindur që Rashica të transferohet në Milano.

Gjithashtu drejtuesit e klubi italian kanë kontaktuar edhe me skuadrën e Werderit, të cilët kanë në pronësi kartonin e sulmuesit.

Rashica vlerësohet me shumën prej 20 milionë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco