Setien: Nuk e di nëse do e fitojmë kampionatin, pasi Reali po i fiton të gjitha ndeshjet!

Setien: Nuk e di nëse do e fitojmë kampionatin, pasi Reali po i fiton të gjitha ndeshjet!

10:38, 12/07/2020

Barcelona mori një fitore me rezultat të ngushtë 1-0 ndaj Valladolid në transfertë. Katalanasit tashmë e çuan në një pikë diferencën nga Real Madrid, që luan të hënën ndaj Granadas.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i blaugranëve, Quique Setien dha një intervistë për “Marca-n”, ku foli mbi takimin.

"Skuadra ishte e lodhur. Me futjen e lojtarëve të rinj, Valladolid na e vështirësoi ndeshjen. Ne nuk mund të mbulonim të gjithë fushën, kjo na kushtoi shumë.

Ishte një lojë që duhet ta mbyllnim në pjesën e parë, duhet të kishim shënuar dy ose tre gola.

Shanset për të fituar kampionatin:

"Ne po mundohemi të përmirësohemi. Nuk e di nëse do ta fitojmë La Ligan, pasi Reali po i fiton të gjitha ndeshjet. Ne kemi bërë shumë dhe kemi krijuar mundësi ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco