VIDEO/ Haaland konfliktohet me rojet e sigurisë, sulmuesin e largojnë me forcë nga klubi i natës

VIDEO/ Haaland konfliktohet me rojet e sigurisë, sulmuesin e largojnë me forcë nga klubi i natës

10:07, 12/07/2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe një nga lojtarët më të talentuar në botë, Erling Braut Haaland, ka përjetuar një situatë jashtëzakonisht të sikletshme në Norvegji, ku u nxor me forcë nga një klub nate.

Haaland, edhe pse detajet e sakta nuk dihen ende, duket se ka shkelur disa rregulla dhe për këtë arsye është konfliktuar me rojen e sigurisë në klubin e natës, i cili sipas asaj që shihet në video, nuk duket se kishte respekt të madh për të.

Kur u largua nga klubi, Haaland në një moment madje shkoi në drejtim të rojes që e nxori jashtë për t’i kërkuar llogari. Gjërat mund të kishin shkuar dhe më keq, por për fat të mirë miqtë e ndaluan atë të bënte ndonjë skandal.

Edhe pse nuk ka një jetë të ç’thurur, kjo situatë do të ndikojë negativisht në popullaritetin e Haaland

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco