Bruno Fernandes fantastik, barazon rekordin e CR7 dhe Salah në Premier League

Bruno Fernandes fantastik, barazon rekordin e CR7 dhe Salah në Premier League

09:04, 12/07/2020

Portugezi i Manchester United është transferuar në kampionatin anglez vetëm pak muaj më parë, por kaq i ka mjaftuar për t’u bërë lideri i ekipit me gola dhe asiste.

Tani, ish-ylli i Sporting-ut ka vendosur edhe një rekord të bukur historik, duke barazuar atë që vetëm shtatë lojtarë të tjerë në total kanë arritur ta bëjnë në tokën angleze.

25-vjeçari, në fakt, është shapllur për herën e dytë radhazi lojtari i muajit në Premier League.

Vetëm gjashtë lojtarë të tjerë kishin arritur ta bënin një gjë të tillë para tij: Robbie Foëler (1995), Dennis Bergkamp (1997), Cristiano Ronaldo (2006), Harry Kane (2015), Jamie Vardy (2015) dhe Mohamed Salah (2018).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco