Skënderbeu rikthehet tek fitorja, mposht me vështirësi Vllazninë

Skënderbeu rikthehet tek fitorja, mposht me vështirësi Vllazninë

23:12, 11/07/2020

Skënderbeu ka fituar me vështirësi përballë Vllaznisë.

Korçarët mposhtën 2-1 Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore. Gripshi realizoi golin e vetëm në 45 minutat e para pas një asistimi me thembër nga Blerim Krasniqi.

Ndërkohë, Vllaznia tentoi disa herë radhazi të barazonte takimin, por shkodranëve u mungoi saktësia para portës. Skuadra kuqeblu arriti të barazonte ndeshjen në minutën e 72-ë me Ardit Krymin. Belaidi Pusi ishte heroi që i dha 3 pikët korçarëve, duke ndëshkuar qytetin e tij të lindjes, ku është formuar si futbollist.

Pas kësaj fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e 5-të me 51 pikë të grumbulluara, 4 pikë larg Laçit që renditet në vendin e 3-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco