Cungu: S’bëj llogari për Europën, të fitojmë ndeshjet tona

Cungu: S’bëj llogari për Europën, të fitojmë ndeshjet tona

20:49, 11/07/2020

Armando Cungu deklaroi se Laçi nuk duhet të bëjë llogaritë me ndeshjet e rivalëve për arritjen e vendit të tretë.

Gjatë një prononcimi për mikrofonin e Supersportit,  trajneri shkodran tha se u kishte dhënë mundësinë disa të rinjve duke parë forcën e limituar të kundërshtarit.

Aktivizimi i të rinjve: Ashtu siç shkoi loja me Flamurtarin me shumë raste të shpërdoruara, bëhet shumë e vështirë për objektivat e klubit. Sot kundërshtari nuk ishte në lartësinë e Flamurtarit. U dhashë mundësinë disa djemve të rinj, por kemi shpërdoruar shumë. Lojtarët e rinj duhet të punojnë shumë që të bëhen profesionistë për të mbajtur mbi shpatulla objektivat. Jam i kënaqur me stoperin Marku. Ishte shumë korrekt në vendosje dhe gjatë lojës.

Vendi e tretë: Ne shikojmë punën tonë, duk duhet të varet trajneri nga rezultatet e kundërshtarëve. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhës. Kemi Bylisin, një kundërshtar që ka bërë kampionat të mirë. Është shumë e vështirë të bësh llogari. Nuk më pëlqen të bëj llogari. Jemi 6 pikë larg Partizanit, janë dhe 3 ndeshje. Duhet të kemi kujdes dhe të jemi të përqendruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco