FOTO/ Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Anglinë

FOTO/ Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Anglinë

10:59, 11/07/2020

Është një ditë e trishtë për të gjithë futbollin anglez. Kampioni i Botës në vitin 1966, Jackie Charlton vdiq këtë të shtunë në moshën 85 vjeçare. I njohur me nofkën "Big Jack" ose "Giraffe", vëllai i madh i Bobby Charlton vdiq "paqësisht dhe rrethuar nga familja" në shtëpinë e tij në Northumberland.

Në një deklaratë, familja tha: Si një mik i mirë për shumë njerëz, ai ishte një burrë shumë i adhuruar, baba, gjysh dhe stërgjysh”.

Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të qendrës në kohën e tij. Jack luajti 35 ndeshje dhe shënoi 6 gola për kombëtaren angleze. Ai gjithashtu veshi fanellën e Leeds në 773 ndeshje, në mes të viteve 1952 dhe 1973, duke e bërë atë lojtarin më me shumë ndeshje në historinë e klubit anglez. Jack Charlton më pas u bë trajner i Middlesbrough dhe Sheffield. Ai gjithashtu drejtoi dhe kombëtaren e Irlnadës mes viteve 1986 dhe 1996, duke marrë pjesë dy herë në Kupën e Botës (1990 dhe 1994) dhe një herë në Euro 88.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco