Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

ESPN lëshon ‘bombën’: Barça arrin akordin me Interin për transferimin e Martinez

ESPN lëshon ‘bombën’: Barça arrin akordin me Interin për transferimin e Martinez

08:56, 11/07/2020

Është përfolur prej muajsh të tërë, por tashmë duket më afër se kurrë.

Mësohet se Barcelona ka gjetur marrëveshjen me Interin për transferimin e Lautaro Martinez në “Camp Nou”. Mirëpo, katalanasit duhet të shesin Philippe Coutinhon, për të mbledhur paratë e nevojshme për transferimin e sulmuesit argjentinas, raporton “ESPN”. Gjithashtu, raportohet se Martinez ka arritur një marrëveshje gojore me Barcën.

Ndërsa vlen të theksohet se palët nuk kanë asnjë ngut, pasi argjentinasi nuk mund të federohet te Barça para muajit shtator, kohë kur edhe hapet merkatoja. Kujtojmë që braziliani Coutinho është i huazuar te Bayerni i Mynihut, por bavarezët kanë hequr dorë nga blerja e tij, megjithatë te Barcelona janë optimistë për shitjen e tij, pasi nuk mungojnë ofertat nga kampionati anglez.

Te Barcelona synojnë të arkëtojnë të paktën 80 milionë euro për kartonin e Coutinhos, para të cilat
më pas do të transferohen menjëherë në arkat e Interit, bashkë me ndonjë lojtar, për të marrë në “Camp Nou” sulmuesin Lautaro Martinez.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco