Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Egbo: Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, ja pse nuk është aktivizuar shumë Muçi

Egbo: Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, ja pse nuk është aktivizuar shumë Muçi

23:04, 10/07/2020

Tirana barazoi 1-1 me Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore. Ishte një takim mjaft e luftuar nga skuadrat, të cilat në fund u ndan në 'paqe'. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo në një prononcimin e tij u shpreh:

NDESHJA- Është spritni i fundit. Të gjithë skuadrat janë në ankth. Derbi dihet që nuk është një ndeshje e thjeshtë. Ishte një ndeshje që do shumë motivim dhe karikim. Në vinim nga humbja me Kukësin dhe humbja me Bylisin në Kupë që ka ndikuar në vetëbesimin e lojtarë. Duhet të jemi të kënaqur shyqyr zotit që barazuam në fund.

Ndërrimi nuk bëhet thjesht për t’u bërë. Ne shikojmë vendosjen e ekipit dhe gjendjen e lojtarëve. Hoqëm lojtarë krahun dhe futëm 2 sulmuesë. Muçi bëri atë që i kërkuam, të rinte afër Ngosë.

Ne kemi ndeshje në Kupë, pastaj do fillojmë të mendojmë për ndeshjet e kampionatët. Nuk presim që të na dhurojnë pikët, ose të presim nga ekipet e tjera. Është në dorën tonë titulli. Do të futemi në fushë për t’i marrë ndeshjet një nga një. Në fund të kampionatit do t’i bëjmë llogaritë.

A ËSHTË SKUADRA E BASHKUAR? Është e bashkuar, ne arritëm që në momentin e fundit të merrnim barazim. Të gjithë kanë qenë të bashkuar sot për të ndihmuar ekipin për të marrë këtë barazim sot që na takon.  Mbas ndeshjes me Kukësin, çunat na kanë dhënë besim që mund t’ia dalim. Duke qenë të bashkuar, ndihmojmë njëri tjetrin dhe do arrijmë objektivin që na takon. Atë bëmë dhe sot. Të bashkëpunojmë të gjithë brenda dhe jashtë fushe. I falenderoj çunat të gjithë.

STATISTIKAT E ERNEST MUÇIT- Nuk ka qenë në formën e duhur më përpara. Po vjen në formë tani. E kemi çuar edhe te U-19 dhe Tirana B për të arritur formën e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco