De Biasi merr drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit, ish-kapiteni i Shqipërisë pjesë e stafit

De Biasi merr drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit, ish-kapiteni i Shqipërisë pjesë e stafit

21:42, 10/07/2020

Aventurë e re për Gianni De Biasin. Ish-trajneri kombëtares shqiptare ka marrë drejtimin e Azerbajxhanit, siç raportohet nga faqa zyrtare e federatës azere.

Emërimi i tij në krye të kombëtares së Azerbajxhanit u paralajmëruar gjatë pasdites nga mediat italiane.

Po kjo nuk është e gjitha, pasi në stolin e kombëtares transkaukaziane do të jetë dhe ish-futbollisti i kombëtares Ansi Agolli.

Kujtojmë që De Biasi mban dhe pasaportën shqiptare dhe mund të themi tashmë se një shqiptar do të drejtojë tani e tutje Azerbajxhanin.

64-vjeçari De Biasi u kthye në heroi në shqiptarëve duke arritur të kualifikonte kuqezinjtë për herë në një kompeticion ndërkombëtar (EURO 2016). Italiani qëndroi 6 vite në krye të pankinës së Shqipërisë duke arritur bilancin më të mirë në skuadrën tonë.

Ish-kapiteni i Shqipërisë Agolli kthehet në Azerbajxhan, vend ku kaloi vitet më të mira të karrierës së tij. Ai luajti plot 8 vite me Karabakun duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit. Ai arriti të luante me ekipin në Ligën e Kampioneve dhe të Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco