Ibrahimovic: Ky nuk është Milani im!

Ibrahimovic: Ky nuk është Milani im!

20:45, 10/07/2020

Me karizmën, prezencën dhe klasin që e karakterizon, Zlatan Ibrahomovic u rikthye te Milani në muajin dhjetor dhe ndihmoi Stefano Piolin që të ndërtojë një skuadër të vërtetë, të aftë të përballet denjësisht edhe me kundërshtarë si Juventus e Lazio, që këtë sezon luajnë për titullin kampion.

Megjithatë e ardhmja e gjigantit suedez te kuqezinjtë është ende e paqartë, madje mund të thuhet se me shumë gjasë jemi duke asistuar në ndeshjet e fundit të Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milanit.

Kjo sepse pas intervistave të dhëna më herët edhe në një deklaratë të bërë për SportMediaset, sulmuesi 38-vjeçar u shpreh se ky nuk është Milani që ai dëshiron, ndërsa shtoi se ende nuk ka marrë asnjë telefonatë për të biseduar mbi rinovimin e kontratës.

“Ky nuk është Milani im, skuadra që unë kam në mendje. Unë dua që kjo skuadër të luajë për titullin kampion dhe Championsin, por mesa duket këtu kanë plane të tjera. Po argëtohem shumë në fushë, por unë luaj se e dua këtë sport, jo për të fituar një kontratë tjetër. Deri tani nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Gazidis, për të biseduar për rinovimin, por nëse planet janë këto, vështirë se do të qëndroj”, u shpreh suedezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco