Merkato e futbollit/ Këto janë transferimet e 'nxehta' që pritet të kryhen në Europë

Merkato e futbollit/ Këto janë transferimet e 'nxehta' që pritet të kryhen në Europë

17:36, 10/07/2020

BBC Sport ka bërë një përmbledhje të zërave të fundit që qarkullojnë në merkato. Pas transferimeve të Timo Werner tek Chelsea dhe Hachraf Hakimi tek Inter, merkato nuk ka mbaruar me kaq.

Emra të tjerë të mëdhenj janë në lojë që nga Messi e deri tek Neymar e Mbappe. Trajneri i Manchester City, Pep Gurdiola, po mendon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Bayern Munich, David Alaba. Ndërkohë agjenti i belgut Kevin de Bruyne, tha se 29-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga The Citizens këtë verë, edhe nëse ndalohen të marrin pjesë në Champions League.

Mbrojëtsi i Tottenahm, Eric Dier, kërkon dyfyshin e rrogës që ka 60 mijë paund në javë për të nënshkruar një marrëveshje të re me klubin. Kontrata e tij me Spurs zgjat edhe për 12 muajt që do të pasojnë.

Ndërsa mbrojtësi tjetër anglez John Stones, ashtu si De Bruyne nuk po mendon të largohet nga Manchester City, pavarësisht pasigurive të klubit për të ardhmen.

Ndërsa në ligën spanjolle, Real Madrid është gati të dëgjojë oferta për sulmuesin serb Luka Jovic, i cili është aktivizuar shumë pak me madrilenët. Leicester City është në krye me ofertën prej 31 milionë paundësh për sulmuesin.

Sulmuesi i krahut të Barcelonës është në radarin e Manchester United, nësa këta të fundit dështojnë të marrin Sancho-n nga Borussia Dortmund.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të bëjë Leo Messi, nëse do të firmosë kontratën e re me blaugranët. E ardhmja e Mbappe dhe Neymar tek PSG gjithashtu është në pikëpyetje. Braziliani prej kohësh ka kërkuar kthimin tek Barcelona, ndërsa Mbappe ëndërron të vishet me fanellën e Los Blancos

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco