Infektohet me Covid-19 edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës

Infektohet me Covid-19 edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës

17:13, 10/07/2020

Edhe pse u fol shumë se me ardhjen e verës koronavirusi do të humbiste fuqinë e tij, nuk po ndodh aspak kështu, të paktën në Shqipëri dhe në shtetet fqinje.

Numrat janë rritur ndjeshëm, ndërsa virusi nuk ka kursyer edhe figura të njohura.Ndërkohë, mësohet se pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mirlind Kryeziu, futbollist i Zyrihut në Zvicër.

“Mbrojtësi i qendrës së Zurichut, Mirlind Kryeziu rezultoi sot pozitiv në testin e koronavirusit. Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në izolim në shtëpi me simptoma të lehta”, ka bërë të ditur klubi zviceran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco