Leipzig ‘kërcënon’ Atleticon: Do ta gjejmë një zgjidhje ta eliminojmë

Leipzig ‘kërcënon’ Atleticon: Do ta gjejmë një zgjidhje ta eliminojmë

14:31, 10/07/2020

Pasi eliminoi Tottenhamin e Jose Mourinhos dhe pasi duhet të bëjë pa yllin e saj, sulmuesin Timo Werner (ka shkuar te Chelsea), Leizpig do të përballet në fazën çerekfinale të Champions League ndaj Atletico Madrid.

Drejtori sportiv, Markus Krosche, e komentoi për mediat gjermane kështu këtë përballje: “Atletico është sigurisht skuadra që ka shumë eksperiencë me një trajner të njohur. Është sigurisht një kundërshtar i vështirë, por nuk është asgjë e pazakontë në çerekfinale. Mbrohen mirë prej vitesh dhe shpesh ndërrojnë situatat e lojës. Diego Simeone ka perfeksionuar mbrojtjen me kontrollin e topave. Por, na besoni, do të gjejmë zgjidhje ta eliminojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco